- 21 Sep 2016
Përfundojnë punimet e ndërtimit të rrugës në fshatin Koliq-lagja Peraj në gjatësi prej 3273 metra e gjërësi prej 4 metra. Punëkryesi “Eskavatori sh.p.k” ka përfunduar punimet sipas kontratës dhe planit dinamik në afat prej 60 ditësh. Kontrata me numër të prokurimit 616 15 066 521, vlerë 196,936.25€ prej të cilave janë realizuar 177.769.85€. Qarkullimi i banorëve tash e tutje do të jetë shumë më i lehtë dhe më i sigurt edhe në sezonë të dimrit.