Përfundon ndërtimi i rrugës në fshatin Hajkobillë

- 23 Sep 2016

Përfundojnë punimet e ndërtimit të rrugëve lokale në fshatin Hajkobillë në gjatësi prej 2556.5 metra e gjërësi 5.86 metra. Punëkryesi ka përfunduar punimet sipas kontratës dhe planit dinamik në afat prej 90 ditësh. Kontrata ishte në vlerë prej 234.076 €. Qarkullimi dhe qasja e banorëve tash e tutje do të jetë shumë më i lehtë dhe më i sigurt.