Shkolla "Shkëndija" në Hajvali bëhet me sallë të re të edukatës fizike

- 27 Sep 2016

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorëshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi, përuruan sot sallën e re të edukatës fizike në shkollën “Shkëndija” në Hajvali. Kostoja për ndërtimin e kësaj salle ishte 193,027.08 euro.
 
Në vitet 2015 dhe 2016, Komuna e Prishtinës ka investuar 223,962 euro për pajisje me rekuizita sportive, ku  kanë përfituar 14 shkolla, si në vijim: ShFMU “Afrim Gashi”; ShFMU “Nazim Gafurri”; ShML “28 Nëntori”; ShML “Hoxhë Kadri Prishtina”; ShML “Eqrem Qabej”; ShML “Xhevdet Doda; Gjimnazi Matematikor; ShFMU “Pavarësia”; ShFMU “Emin Duraku”; ShFMU “Xhemail Mustafa”; ShFMU “Shkëndija”; ShFMU “Ganimete Tërbeshi”; ShFMU “Andon Z. Çajupi”; si dhe ShML “Dr. Ali Sokoli”.