Nesër mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës

- 28 Sep 2016

Nesër, e enjte, më 29.09.2016, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës  mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës, me këtë rend dite:
 
1. Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së tretë dhe të katërt të Kuvendit të Komunës së Prishtinës;

2. Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit;

3. Propozimvendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2017;

4. Propozimrregullorja për tatimin e pronës së paluajtshme;

5.  Propozimrregullorja për menaxhimin e mbeturinave;

6. Plani për menaxhimin e mbeturinave 2016-2020;

7. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim Zyrës së Bashkimit Evropian;

8. Propozimvendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personave fizikë;

9. Propozimvendimi për anulimin e Aktvendimit, 07 nr. 463-651/98, dt.19.09.1998, të Komisionit për Kthimin e Tokave të Kuvendit të Qytetit të Prishtinës;

10.  Raportimi i Komisioneve të Aksionarëve të ndërmarrjeve publike;

11.  Pyetje dhe përgjigje;

12.  Të ndryshme.