- 28 Sep 2016
Nesër, e enjte, më 29.09.2016, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, me këtë rend dite:
1. Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së tretë dhe të katërt të Kuvendit të Komunës së Prishtinës;
2. Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit;
3. Propozimvendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2017;
4. Propozimrregullorja për tatimin e pronës së paluajtshme;
5. Propozimrregullorja për menaxhimin e mbeturinave;
6. Plani për menaxhimin e mbeturinave 2016-2020;
7. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim Zyrës së Bashkimit Evropian;
8. Propozimvendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personave fizikë;
9. Propozimvendimi për anulimin e Aktvendimit, 07 nr. 463-651/98, dt.19.09.1998, të Komisionit për Kthimin e Tokave të Kuvendit të Qytetit të Prishtinës;
10. Raportimi i Komisioneve të Aksionarëve të ndërmarrjeve publike;
11. Pyetje dhe përgjigje;
12. Të ndryshme.