Nesër mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës

- 29 Sep 2016

Nesër, e premte, më 30.09.2016, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës  mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës, me këtë rend dite:
 
1. Propozimvendimi për lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozimplanit
rregullues të hollësishëm “Kalabria” në Prishtinë;
2. Rishqyrtimi i Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të
Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Kodra e Trimave 1” në
Prishtinë;
3. Rishqyrtimi i Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të
Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2” në Prishtinë;
4. Rishqyrtimi i Vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm “Sofalia” në Prishtinë 2016-2024;
5. Propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për blloqet: “B 17”, “B 18”, “B 19” dhe “B 20”, të lagjes “Mati 1” në Prishtinë 2016-2024;
6. Propozimvendimi për anulimin e Vendimit, 01 nr. 031-124287, dt.23.05.2016, për miratimin përfundimtar të kërkesës së grupit të qytetarëve të lagjes “Prishtina e Re” – Zona Perëndim;
7. Propozimvendimi për anulimin e Vendimit, 01 nr. 031-52761, dt. 04.03.2016, për dhënien e pëlqimit për ndryshimin – përshtatjen e profilit të rrugës “F - F”
ndërmjet blloqeve “B 1” dhe “B 2” në lagjen “Lakërishta” në Prishtinë;
8. Informatë mbi menaxhimin e hapësirave publike dhe parqeve;
9. Pyetje dhe përgjigje;
10. Të ndryshme.