Njoftim nga Drejtoria e Kadastrit në Komunën e Prishtinës

- 30 Sep 2016

Drejtoria e KAdastrit në Komunën e Prishtinës njofton qytetarë se që nga dje në ora 11:00, nuk ka funksionuar sistemi për printimin e certifikatave të pronës SIKTK, sistem ky që menaxhohet nga Agjensioni Kadastral i Kosovës.


I njëjti sistem nuk është duke funksionuar as sot, dhe se Drejtoria e Kadastrit në vazhdimësi është duke kërkuar nga Agjensioni Kadastral që ky problem të evitohet sa më parë.