Kuvendi Komunal i voton planet urbanistike të disa lagjeve të qytetit

- 30 Sep 2016

Sot, në mbledhjen e VI të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, u debatua për disa propozim vendime për plane urbanistike në qytet.

Pas një diskutimi të shkurtër Kuvendi me shumicë votash kaloi :

Propozimvendimin për lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm “Kalabria” në Prishtinë;

Rishqyrtimin​ ​e​ Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Kodra e Trimave 1” në Prishtinë;

Rishqyrtimi​n​ ​e​ Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2” në Prishtinë;

Rishqyrtimin e​ Vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm  “Sofalia” në Prishtinë 2016-2024;

Propozimvendimin​ për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për blloqet: “B 17”, “B 18”, “B 19” dhe “B 20”, të lagjes “Mati 1” në Prishtinë 2016-2024;
 
Propozimvendimin​ për anulimin e Vendimit, 01 nr. 031-124287, dt.23.05.2016, për miratimin përfundimtar të kërkesës së grupit të qytetarëve të lagjes “Prishtina e Re” – Zona Perëndim.