Nis deratizimi (eleminimi i brejtësve) në lagjet e Komunës së Prishtinës

- 07 Oct 2016

Komuna e Prishtinës njofton banorët se në kuadër të planit operativ të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të Shtunën nga data 8 Tetor, do të nis zbatimi i projektit të deratizimit vjeshtor të rrjetit të kanalizimit si dhe deratizimi i bodrumeve dhe garazhave publike.

Deratizimi (eleminimi i brejtësve), po ashtu ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.

Gjatë deratizimit, punëtorët që punojnë do të jenë të pajisur me rroba pune.

I lusim të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë që janë të angazhuara për ta realizuar projektin e deratizimit.