Ambasadori i ri i Francës viziton Komunën e Prishtinës

- 13 Oct 2016

Dedier Chabert, Ambasadori i i ri i Francës në Kosovë, sot vizitoi Komunën e Prishtinës.

Në një takim kortezie, u bisedua për vazhdim të bashkëpunimit të deritashëm në sfera të ndryshme, si në ekonomi, kulturë, si dhe në atë të edukimit.

Kryetari Shpend Ahmeti e njoftoi Ambasadorin për të arriturat në Komunë, luftën kundër korrupsionit dhe transparencën radikale në qeverisje.