Java e Shkopit të Bardhë

- 17 Oct 2016

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Javës së Shkopit të Bardhë”, nga data 17 deri më 21 Tetor, Grupi i “Ambasadorëve të Rinj” do të organizojë një aktivitet vetëdijesues për vështirësitë me të cilat përballen personat e verbër dhe ata me shikim të dobët.
 
Ky aktivitet do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në një tendë në të cilën, të gjithë ata që janë të interesuar, do të kenë mundësi qe t’i kalojnë disa minuta në errësirë
të plotë për ta përjetuar ndjenjën e të verbërve.
 
Aktiviteti organizohet nga Qendra Kulturorë e Fëmijëve të Prishtinës, mbështetet nga Komuna e Prishtinës- Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport si dhe nga “Yunus Emre Enstitüsü” në Prishtinë.
 
Hyrja në tënd është pa pagesë dhe e lejuar për këdo!
 
Tenda do të jetë e hapur nga ora 14:00 deri në orën 20:00.