Komuna e Prishtinës organizon debat publik me banorët e lagjes Sofalia për të përzgjedhur Këshillin e Prindërve për hapjen e çerdhes "Zogjtë"

- 18 Oct 2016

Debat publik me banorët e lagjes Sofalia për të përzgjedhur Këshillin e Prindërve për hapjen e çerdhes “Zogjtë”,  e para me bazë në komunitet në  këtë lagje.  

Komuna e Prishtinës informon të gjithë banorët se më 31 tetor, e hënë, në ora 16:00 , në sallën e Kuvendit Komunal,  do mbahet diskutimi publik për përzgjedhjen e Këshillit të Prindërve të cilët në bashkëpunim me Komunën do të themelojnë çerdhen me bazë në komunitet “Zogjtë’.

Të gjithë prindërit e interesuar duhet të dorëzojnë një letër me shkrim ku shprehin qëllimin për tu zgjedhur në Këshillin e Prindërve. Këshilli i prindërve do të zgjedhet me votat e personave prezent që do të jenë në sallë. Letra mund të dorëzohet në sportelin numër 5 apo në emailin KomunaPrishtine@rks-gov.net .

Të drejtë konkurrimi kanë vetëm prindërit që kanë fëmijë të moshës 0-6 vjeç dhe që kanë qëllim t’i regjistrojnë në çerdhen që do të hapet.

Prindërit që konkurrojnë të bëhen pjesë e këshillit të prindërve duhet të sjellin me vete këto dokumente:
1.    Dëshmi se është banorë i lagjes – dokumenti nga Bashkësia Lokale dhe një faturë  (e rrymë, ujit etj).
2.    Ekstraktin e lindjes së fëmijë apo fëmijëve

Në prindi nuk ofron informata të sakta apo vërtetohet se nuk përmbush kriteret e caktuara më lartë Komuna mban të drejtë të anuloj apo largoj prindin nga gara.

Ju ftojmë që të merrni pjesë.