- 21 Oct 2016
Pas punimeve infrastrukturore rruga Perandori Justinian te Katedralja e ka marrë pamjen e një bulevardi. Ky projekt i Drejtorisë për Investime Kapitale ka kushtuar 211 mijë euro, kurse kanë ngelur edhe disa detaje të vogla të plotësohen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, sidomos caktimi i vendparkimeve të automjeteve dhe vendosja e shtyllave antiparking, që të sigurohet lëvizja e lirë e qytetarëve në trotuare.