- 26 Oct 2016
Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i shoqëruar nga nënkryetari Dardan Sejdiu dhe drejtori i drejtorisë për Investime Kapitale dhe Manaxhim të Kontratave, Hysen Durmishi vizituan punishtën me rastin e fillimit të betonimit të shtyllave në kuadër të ndërtimit të urave që e lidhin rrethrrotullimin në Lakrishtë dhe Arbëri.
Njëra prej urave ka gjatësi prej 194 m dhe lidh rrethrrotullimin me rrugen mbi hekurudhë, ndërsa ura tjetër me gjatësi 77 m, lidh rrethrrotullimin me rrugën nën hekurudhë.
Ky projekt dyvjeçar është një prej projekteve kapitale të rëndësishme për Komunën e Prishtinës, pjesë e unazës qendrore dhe investimi i Komunës së Prishtinës është afër 2 mil euro.