Projekti "Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të sektorit të mikro biznesit në Kosovë" vazhdon deri ne fund te vitit 2017

- 28 Oct 2016

Kryetari i Komunës së Prishtinës Z.Shpend Ahmeti dhe Znj. Shqipe Breznica, Koordinatore e Programit, pranë organizatës Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V. në Kosovë me datë 18 qershor 2015 kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në Kosovë me fokus kryesor fuqizimin ekonomik. Përderisa, qëllimi i veçantë është krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes direkte me grante për biznese mikro.

Duke u bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Komunës se Prishtinës dhe Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V, e nënshkruar me datë 18 qershor 2015 palët janë pajtuar  që të nënshkruhet  aneks marrëveshja e bashkëpunimit me qëllimi të vazhdimit të projektit "Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik përmes fuqizimit të sektorit të mikro biznesit në Kosovë", deri në fund të vitit 2017.

Vlera e projektit është 1,415,700.00 Euro, duke përfshirë këtu vitin 2016 dhe 2017.

 

Në këtë vegëzë deri raportin përmbledhës për periudhën shkurt - tetor 2016 të këtij projekti: Raporti