- 31 Oct 2016
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vizitoi sot Shoqatën e të Burgosurve Politik. Në këtë takim miqësor u diskutuan konkretisht shumë çështje që ndërlidhen me nevojat e kësaj shoqate, si dhe me trajtimin e ish të burgosurve politik në Komunën e Prishtinës. Nga ky takim dolën një varg kërkesash dhe sugjerimesh, me të cilat do të merret Komuna e Prishtinës, në mënyrë që të lehtësohet sa më shumë puna e kësaj shoqate.
Duke e ditur punën dhe sakrificën e kësaj kategorie për liri e bashkim, Komuna e Prishtinës do të thellojë edhe më tutje bashkëpunimin me Shoqatën e të Burgosurve Politik, si dhe do t’iu del në ndihmë edhe në koordinimin dhe planifikimin e aktiviteteve të ndryshme.