- 02 Nov 2016
Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi priti sot në takim përfaqësues të JAICA (Agjencioni Japonez per bashkëpunim ndërkombëtar) dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku u diskutua për projektin ““Zhvillimi i kapaciteteve per Kontrollin e ndotjes nga emisionet prej burimeve te mëdha stacionere”.
Në takim morrën pjesë:
1. Nezakete Hakaj – MMPH
2. Masutu Shimizu – Ekspert i emisionit te gazrave
3. Keiichi Takahashi – Ekspert i menaxhimit te kualitetit te ajrit
Drejtori Nushi bëri prezantimin e punës se 6 sensorëve te instaluar në Komunen tonë, parametrat të cilët maten si dhe i informoi të pranishmit me rezultatet e para nga këto monitorime. Raporti i ri 6-mujor pritet këto ditë të dalë (Maj – Tetor 2016).
Poashtu edhe përfaqësuesit e JAICA e bënë prezantimin teknik e projektit dhe planifikimet e veprimeve në të ardhmen.
Mysafirët nga Japonia mbetën shumë te kënaqur me ate qe iu prezantua nga puna në Komunë të Prishtinës, çka aktualisht kemi dhe hapat konkretë të ndërmarrë për matjen e ndotjes së ajrit. Poashtu i tërë ekipi ka vizituar edhe pikat ku janë të vendosur sensorët për matjen e ndotjes së ajrit ne Lagjet e Prishtinës.
Konkludimet kryesore në takim:
1. Projekti zgjatë tri vjet, dhe planifikohet të fillojë në Korrik 2017;
2. Komuna e Prishtinës do të jetë drejtpërdrejtë e kyqur në këtë projekt që nga fillimi (me vonë planifikohen edhe 2 komuna tjera) me kapacitete njerëzore si dhe me paisjet teknike
3. Bashkëpunimi ndërinstitucional mes Komunës, MMPH dhe Agjencinë per Mbrojtjen e Mjedisit, përmes këtij projekti ngritet ne nivel të lartë;
4. Në Ligjin e ri të ajrit, është amandamentuar propozimi që Komunat mund te monitorojnë dhe instalojnë paisje per matjen e ndotjes së ajrit
5. Nëpunësit e Komunës do të aftësohen për marrjen e të dhënave, komentimin e tyre, kalibrimin e paisjeve, shfrytëzimin e softuerit
6. Inforgrafikat e monitorimit të ajrit do të jenë të vendosura në një ekran të madh në Komunë.