Reagim ndaj lajmit "Shpend Ahmeti shpërblen me tender 200 mijë euro Devolli Group"

- 02 Nov 2016

Komuna e Prishtinës reagon ndaj lajmit tendencioz  "Shpend Ahmeti shpërblen me tender 200 mijë euro Devolli Group", të publikuar sot nga Infokusi.com e të përcjellë edhe nga disa portale tjera, ku thuhet se Komuna e Prishtinës paguan një pako qumësht 250 ml, 50 cent.

Ky lajm është i pasaktë dhe i shtrembëron faktet në tender. Në nenin II, pika 2, tek "Sasia apo Fushëveprimi i Kontratës" shkruhet qartë se janë 407610, pako me qumësht nga 250 ml që ju shpërndahen nxënësve në muaj. Kur kjo të pjesëtohet nga shuma prej 200 mijë eurosh që është vlera e tërë kontratës,(jo vetëm mujore) i bie që Komuna e Prishtinës e paguan qumështin për nxënës dukshëm nën çmim të tregut.

Ndaj portalit Infokusi.com Komuna e Prishtinës do të ngre padi për shpifje!