- 03 Nov 2016
Sot, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen tripalëshe të bashkëpunimit në mes Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike Banesore dhe shkollës për kurse të gjuhëve të huaja "New Age School".
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që "New Age School" të pranojë 100 nxënës nga familjet me gjendje të rëndë ekonomike, familjet e kategorive të luftës, të rinj të papunë dhe të rinj me sukses të dalluar, në kurse të gjuhëve të huaj pa pagesë.
Komuna e Prishtinës do të bëj identifikimin e këtyre të rinjve, ndërsa Ndërmarrja Publike Banesore do të zbatojë një zbritje prej 50% në qira, ndaj "New Age School", si shfrytëzues të objektit me qira.
Komuna e Prishtinës mbetet me shpresë se iniciativa si kjo që ndihmojnë kategoritë më të rrezikuara do të përsëriten edhe me ndërmarrës të tjerë në Komunën e Prishtinës.