- 17 Nov 2016
Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave ka intervenuar në rrugën “Muharrem Fejza”, rrugë kjo që ka qenë shumë e dëmtuar.
Pasi janë vendosur kabllot e rrjetit elektrik nën tokë, janë bërë të gjitha sanimet e gropave në këtë pjesë të qytetit.
Sot, nën mbikëqyrjen e drejtorit Hysen Durmishi, kompania përkatëse ka nisur ta shtrojë edhe shtresën e fundit të asfaltit në këtë rrugë, me ç’rast problemi i kahershëm infrastrukturor në këtë lagje po zgjidhet.