- 20 Nov 2016
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, në shumë Qendra të Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës, u shënua kjo ditë me aktivitete të ndryshme.
U bë matja e glikemisë, kontrollë shumë pacientëve dhe ligjërata për Diabetin, diagnostifikimin e hershëm, klinika, pasojat dhe menaxhimi i sëmundjes.
Në këto ligjërata të organizuara nga personeli i mjekësisë familjare, morën pjesë shumë qytetarë nga shumë lagje të Prishtinës.