16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas

- 25 Nov 2016

Sot, Komuna e Prishtinës gjegjësisht Grupi i Grave Asambleiste, në bashkëpunim me Koordinatoren e NJDNJ –Barazi Gjinore mbështetur nga Kabineti i Kryetarit të Komunës së Prishtinës filloi fushatën “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas”, fushatë kjo e cila organizohet në të gjithë botën nga aktivistë të drejtave të njeriut për të bërë thirrje për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave.
Në ditën e parë u mbajtë një debat me temën: "Dhuna, pasojat e saj dhe njohuritë ligjore". Në debat morrën pjesë:
1. Policia e Kosovës ,Sektori kundër dhunës në familje Znj. Tahire Haxholli ,
2. Qendra për pune sociale -Drejtori Z. Vehbi Mujku,
3. Zyra e prokurorisë se shtetit për mbrojtjen e viktimave Z. Basri Kastrati,
4. OJQ “CLARD” Mbrojtësi juridik Z. Anton Nrecaj dhe
5. Gra nga organizata OJQ-“Women for Women“ dhe OJQ –“Arta”.
Pjesëmarrësit fillimisht i përshëndeti kryetarja e Grupit të Grave Znj. Zeqa dhe Koordinatorja e NJDNJ Znj. Preniqi, ndërkaq pastaj ligjëroi Znj. Haxholli nga Policia e Kosovës Sektori kundër dhunës në familje. Tahire Haxholli i informoi të pranishmit lidhur me përgjegjësitë e policisë së Kosovës ne rastet e dhunës, reagimet ne rastet e dhunës ne familje, si dhe Infrastrukturën ligjore, mbrojtja dhe, statistikat për rastet e dhunës.
Pas saj të pranishmit i përshëndeti Drejtori i Qendrës për Punë Sociale Vehbi Mujku, i cili pjesëmarrësit i njoftoi lidhur me punën dhe sfidat e qendrës për punë sociale si dhe njoftoi për punën e strehimores lidhur me viktimat e dhunës.
Ndërsa Përfaqësuesja e Zyrës së Prokurorisë së shtetit për mbrojtjen e viktimave Z. Kastrati , ai i njoftoi te pranishmit për mbrojtjen e viktimave në aspektin ligjor gjithashtu dhe nga OJQ ‘ CLARD” Z. Nrecaj i njoftoj të pranishmit për ndihem juridike falas që ju ofrohet viktimave të dhunës në familje.