Mimoza Sylejmani nga Drejtoria e Urbanizmit foli për hapat që ka ndërmarrë Komuna e Prishtinës në çështjet e ambientit në konferencën e parë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

- 27 Nov 2016

Ajo numëroi projektet për shtimin dhe zgjerimin e parqeve; për rigjenerimin urban; për trajtimin e ndotjes së ajrit; e të ngjashme.
Ajo ndër të tjera theksoi se Komuna e Prishtinës po punon në vazhdimësi për rregullimin e infrastrukturës për personat me nevoja të veçanta, duke siguruar për ta qasjen në objektet publike e në disa raste edhe në atë private.