Panairi "Blej Shqip"

- 27 Nov 2014

Gjatë datave 27 dhe 28 Nëntor 2014 do të organizohet panairi i prodhimeve shqiptare në Prishtinë, nën organizimin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Zhvillimit ekonomik, tregtisë dhe sipërmarrjes në Republikën e Shqipërisë ku do të marrin pjesë kompani shqiptare nga Republika e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë.

PROGRAMI

Dita e parë | 27 nëntor 2014
10:00 - 18:00 | Panairi "BLEJ SHQIP"

10:00 Hapja e panairit
11:00 - 12:00 Vizitë në panair e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi dhe Drejtorit të Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës, z. Genc Bashota.
18:00 - Mbyllja e ditës së parë të Panairit "BLEJ SHQIP"

Dita e dytë | 28 nëntor 2014
10:00 - 24:00 Panairi "BLEJ SHQIP"

11:00 Ceremonia e hapjes së Panairit "BLEJ SHQIP"
Fjalë rasti nga Ministri Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti
Vendi: Hotel "Grand"

11:15 - 12:00 Vizitë në panair e delegacionit nga Ministria e Ekonomisë dhe Komuna e Prishtinës

14:00 -15:30 Tryezë me prodhuesit shqiptarë | Vendi - Salla e madhe e Hotel Grandit
Programi
14:00 - 14:10 Fjala e hapjes Kryetari Shpend Ahmeti dhe Ministri Arben Ahmetaj
14:15 - 15:00 Hapja e diskutimeve për Përfaqësuesit e kompanive
15:00 - 15:15 Konkluzionet e takimit: Genc Bashota, Drejtori i ekonomisë e zhvillimit dhe Qemal Minxhozi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë.

15:30 - 16:30 Koktej së bashku me Kompanitë pjesëmarrëse në panair dhe delegacionet

Sheshi Zahir Pajaziti | Programi artistik 10:00 - 24:00
10:00 - 15:00, muzikë popullore, ansamble, polifoni, muzikë qytetare.
15:00 - 18:00, muzikë rock e grupeve të reja
Programi i mbrëmjes
20:00 - Offchestra
21:00 - Pinkmetal
22:00 - Bloody Foreigners
23:00 - Bojken Lako

Sheshi "Skënderbeu"
10:00 - 16:00 | Këndi i fëmijëve
Performanca, kore, valle, reciatele me tema te lidhura me ditën e flamurit.
Aktivitetet për fëmijë: Ngjyrosje të fytyrës, Puzzle (ndërtimi i flamurit kuq e zi si puzzle ku mund të marrin pjesë fëmijë dhe të rritur) Fotokëndi do të jetë me figurat e rëndësishme të Pavarësisë ku qytetaret mund te bëjnë foto si te jene pjese e këtyre figurave.

Për shkarkim: Programi PANAIRI BLEJ SHQIP.pdf