- 07 Dec 2016
Magazina prestigjioze “POLITICO” ka përzgjedhur 28 personalitetet më me ndikim në transformimin e politikave dhe ideve evropiane për vitin 2017.
Mes tyre është edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili vlerësohet lart për ndryshimin që ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë në Komunën e Prishtinës, pavarësisht sabotimit nga Qeveria dhe Kuvendi Komunal.