- 16 Dec 2016
Gjimnazi "Sami Frashëri" në Prishtinë sot shënoi 75 vjetorin e themelimit të tij. Përveç mysafirëve të tjerë në këtë shënim ishte edhe Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
Kryetari Ahmeti uroi nxënësit dhe arsimtarët e gjimnazit, duke thënë se ky gjimnaz si institucioni i parë i arsimit të mesëm në Kosovë ka shërbyer si vatër e dijes për shumë gjenerata në Kosovë. Ai i përgëzoi ata për sukseset e shkollës dhe shfaqi bindjen për suksese të mëtutjeshme.