- 22 Dec 2016
Komisioni për vlerësimin dhe verifikimin e familjeve të përzgjedhura për banim social, dedikuar kategorive sociale bën shpalljen publike për të gjithë emrat e aplikuesve të cilët kanë parashtruar kërkesë për të përfituar nga programi i banimit social të 50 njësive banesore në Hajvali.
Prandaj, të gjithë të interesuarit mund të shikojnë listën e plotë të familjeve/individëve që kanë konkurruar në tabelën e shpalljeve në ndërtesën e Komunës së vjetër dhe në objektin e Komunës së re.
Komisioni është duke punuar në vlerësimin e kërkesave të të gjithë aplikuesve. Ky proces është duke u monitoruar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Për të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të informoheni me kohë.
Vërejtje: Në këtë listë nuk janë të përfshirë emrat e aplikuesve përmes postës.
Faleminderit për mirëkuptim!