Njoftim për orarin e punës së sporteleve gjatë festave

- 29 Dec 2016

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se sportelet e Komunës së Prishtinës nesër më datë 30 dhjetor 2016 do të punojnë deri ne ora 14:00.
Ndërkaq nga data 31 dhjetor 2016 e deri më 4 janar 2017 sportelet e Komunës nuk punojnë.

Qytetarët që kanë nevojë për tërheqjen e certifikatave apo ekstrakteve personale, kanë mundësi ti marrin ato edhe gjatë ditëve festive nga E-Kiosku, i cili do të jetë në funksion tërë kohën.

Ju faleminderit për mirëkuptim!