- 05 Jan 2017
Sipas njoftimit të marrë nga Ministria e Financave, Sistemi Informativ i Tatimit ne Pronë - Protax sot nuk do të jetë funksional për Komunën e Prishtinës, meqenëse parametrat e llogaritjes se vlerës së pronës nuk janë regjistruar në tërësi. Sipas tyre, sistemi do të jetë ne gjendje që të kthehet ne funksion nga dita e nesërme ( 6 janar, 2017) në fillimin e orarit të punës (08:00). Poashtu ju njoftojmë se edhe E-Sherbimi për shtypje te faturës "online" është i nderprerë për arsye të njëjta dhe do të kthehet ne funksion në të njëjtën kohë me Sistemin Protax.