- 19 Jan 2017
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, Per Strand Sjaastad.
Kryetari Ahmeti i uroi mirëseardhje Ambasadorit dhe e njoftoi atë me qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe të arriturat, si dhe projektet për të ardhmen.
Ambasadori Sjaastad nga ana e tij shprehi kënaqësinë që do të jetë në shërbim në Kosovë dhe uroi për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e qeverisjes lokale, për projekte me interes të përbashkët.