- 24 Jan 2017
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim, të përfaqësuar nga Kushtrim Bajrami.
Marrëveshja synon hartimin e planin pesëvjeçar për arsim në Prishtinë, 2017-2021. Ky plan do të hartohet nga një ekip i specializuar, i përbërë nga zyrtarët komunal përgjegjës për arsim, përfaqësues nga Kuvendi Komunal dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti shkollor dhe grupet tjera të interesit.
Në këtë mënyrë, Komuna e Prishtinës dhe organizatat e shoqërisë civile do të angazhohen së bashku për një dialog kuptimplotë me synim përmirësimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procesin e zhvillimit të politikave.