- 25 Jan 2017
Sot, në Komunën e Prishtinës u mbajt mbledhja e parë këtë vit, e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi. Ky këshill udhëhiqet nga Kryetari i Komunës dhe përbëhet nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Drejtorive Komunale të Shërbimeve Publike, Administratës dhe Inspeksionit, Kryetarëve të Bashkësive Lokale, përfaqësuesve të bashkësive fetare.
Në mbledhje u diskutua mbi situatën e sigurisë në Prishtinë dhe gatishmërinë e institucioneve për t'u përballur me situata eventuale të rrezikut publik. Sa i përket borës së fundit dhe gjendjes në rrugë, u përshëndet puna dhe angazhimi i Komunës së Prishtinës në pastrimin e rrugëve deri te fshatrat më të thella. Poashtu, u miratua plani i veprimit dhe dinamika e punës së KKSB-së për vitin 2017.