NJOFTIM PËR QYTETARË

- 31 Jan 2017

Në mbështetje të nenit 20 të Ligjit nr. 04/L-174, për planifikimin hapësinor dhe Udhëzimit administrativ nr. 05/2014, për zbatimin e Ligjit për planifikim hapësinor, për përgjegjësitë e autoriteteve të planifikimit hapësinor, si dhe parimet dhe procedurat për pjesëmarrjen e publikut në planifikim hapësinor, nr. protokollit 1889/14, Komuna e Prishtinës shpall këtë njoftim:
Njoftohet i gjithë publiku se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 21.12.2016, votoi për miratimin e Propozimvendimit për lënien në dispozicion për diskutim publik të Projektplanit të hollësishëm rregullues për blloqet: B 17, B 18, B 19 dhe B 20 të lagjes “Mati 1",  dhe  njëkohësisht ka marr Vendim që ky Plan t’i lihet në dispozicion publikut për shqyrtim dhe komente.

Ky Projektplan do të ekspozohet në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës, lagjja “Arbëria”, rr. “Ahmet Krasniqi” (objekti i ri i Komunës), në kohëzgjatje prej 30 ditësh, duke filluar prej datës 08.02.2017, çdo ditë pune prej orës 09:00–16:00.

Organizmin e shqyrtimit publik të këtij Projektplani e bën Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të  Qëndrueshëm e Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, komenteve dhe kundërshtimeve të bëra gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që ato të shqyrtohen  para miratimit përfundimtar të këtij Projektplani nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.