Thirrje për aplikim në Programin e Profesionistëve të Rinj

- 31 Jan 2017

Objektivi i projektit “Iniciativa për Qëndrueshmëri Ekonomike Rurale” (RESI), është të promovoj konkurrueshmërine e fermerëve, prodhuesve bujqësor dhe kompanive për përpunimin e ushqimit me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë dhe zhvillimit gjithëpërfshirës rural, krijimit të vendeve të punës dhe gjenerimit të të hyrave në komunat e targetuara: Prishtinë, Novobërdë, Kamenicë dhe Ranillugut. Programi i profesonistëve të rinj është i bashkë-financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe komunat përkatëse të targetuara ne projekt: Prishtinë, Novobërdë, Kamenicë dhe Ranillug.

Qëllimi i kësaj Thirrje për Aplikim është që përmes 15 profesionistëve të rinj (PR) të fuqizoj kapacitetet dhe zhvillimin organizativ të Departamenteve Bujqësore dhe Ekonomike të komunave të targetuara. Aktivitetet e PR do të përfshijnë zbatimin e skemës së nën-granteve, ofrimin e njohurive teknike në fushën e bujqësisë, mbështetjen për përfshirjen socio-ekonomike dhe fuqizimin ekonomik të grave. PR- të do të vendosen në kuadër të ekipit të projektit të RESI-t si dhe në komunat e targetuara ku do të përfitojnë nga skema gjithëpërfshirëse e trajnimeve që do të ofrohen nga projekti. Kriteret e pranueshmërisë dhe përzgjedhjes janë si më poshtë:

•    Të jenë nën 35 vjet, të sapo diplomuar nga fakulteti në fushat e ekonomisë, bujqësisë, teknologjisë ushqimore dhe fushave të ngjashme;
•    Të papunësuar dhe pa përvojë të mëhershme të punës;
•    Të kenë shkathtësi kompjuterike në aplikacionet e Microsoft;
•    Të njohin gjuhën angleze;  
•    Të kenë shkathtësi  të mira komunikimi, lidershipi, negocimi, dhe interpersonale;

Termat e Referencës (TeR) për aplikantët dhe dokumentet e tjera të nevojshme do të jenë në dispozicion online nga data 2 Shkurt, 2017 në uebfaqen e projektit www.resi-ks.org. Aplikacionet duhet të dorëzohen me e-mail në  info@resi-ks.org, nga 2 deri më 17 shkurt 2017.

Prandaj, projekti CARE/RESI i fton të gjithë të diplomuarit e fakultetit në fushën e ekonomisë, bujqësisë, teknologjisë së ushqimit dhe fushave të ngjashme në komunat e sipërpërmendura të marrin pjesë në seancën informuese që do të mbahet në lidhje me këtë thirrje për aplikim.

Thirrja - Shqip

 

Thirrja - Serbisht