- 01 Feb 2017
Drejtori i Kulturës i Komunës së Prishtinës, Besart Vllahinja vizitoi shoqatën ndër komunale te të verbërve- Prishtinë. Qëllimi i kësaj vizite ishte që përfaqësuesve të shoqatës t`i shpalos iniciativën që Drejtoria e Kulturës ka marrë lidhur me shkrimin e formularëve dhe thirrjes për aplikim për subvencione në fushat e ndryshme të kulturës në alfabetin e Brajllit.
Drejtori Vllahinja ju tha përfaqësuesve të shoqatës që kjo iniciativë synon përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe zbatushmerinë e ligjit për personat e verbër . Ai shtoi se përmes dokumenteve të shkruara në alfabetin e Brajdit personat e kësaj kategorie të shoqërisë do ta ruajnë dhe mësojnë praktikën e leximit në Brajd. Kjo njëherazi shënon edhe fillimin e kampanjës për sensibilizimin e komunitetit dhe institucioneve.
Kryetari i shoqatës së të verbërve Ujup Reçica , falemi nderoi drejtorin Vllahinja për vizitën dhe çmoj lart iniciativën dhe përkrahjen e përgjithshme të Drejtorisë së Kulturës për personat e verbër të Komunës se Prishtinës. Ai tha se përmes këtyre dokumenteve si shoqatë do të jemi të barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë dhe do të mund të aplikojmë për realizmin dhe implementimin e projekteve të ndryshme për të cilat ka hapur thirrje publike Drejtoria e Kulturës.
Drejtori Vllahinja tha se kjo është faza e informimit dhe shumë shpejt Drejtoria e Kulturës do t`i ketë të gjithë dokumentet e shkruara në alfabetin e Brajllit.
Në mënyre simbolike drejtori Vllahinja u dorëzoi pesë kopje të formularit për aplikim dhe nga një kopje aplikime për: arte vizuale, botim, festivale, film, manifestime dhe organizime, muzikë, teatër, sport dhe për projekte rinore.