Testimi i sistemit të alarmimit

- 03 Feb 2017

Nesër më 4 shkurt 2017 (e shtunë) në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në qytet. Kësaj radhe testimi do të realizohet në heshtje dhe nuk do të prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar.

Shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.