- 03 Feb 2017
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion nga organizata për hulumtim analitik në fushën për politikë të jashtme, "Atlantic Counsil". Delegacionit i printe zv presidenti ekzekutiv, Damon Wilson, ish Drejtor për Evropë në Këshillin Nacional Amerikan, si dhe ish Drejtor i Zyrës së Sekretarit Gjeneral të NATO-s.
Në atmosferë miqësore, u diskutua mbi situatën e përgjithshme politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë. Poashtu, Kryetari Shpend Ahmeti iu foli mysafirëve për qeverisjen e mirë në Prishtinë, transparencën radikale, si dhe luftën kundër krimit korrupsionit dhe nepotizmit si parakusht për funksionim të drejtë dhe funksional të adminstratës dhe institucionit në përgjithësi.