Koncerti i 28 nëntorit - "Offchestra", "Pinkmetal", "Bloody Foreigners" dhe Boiken Lako në Prishtinë

- 29 Nov 2014

Gjatë mbrëmjes së 28 nëntorit në kuadër të aktiviteteve të Panairit "Blej Shqip" u organizua mes shumë performancave artistike të ditës dhe Koncerti i mbrëmjes.

Në këtë Koncert performuan grupet "Offchestra", "Pinkmetal", grupi shqiptar i cili udhëtoi nga Londra enkas për këtë natë "Bloody Foreigners".

Koncertin e përmbylli interpretimi i Bojken Lakos dhe grupit, të cilët po ashtu erdhën nga Tirana për t'iu bashkuar koncertit të organizuar nga Komuna e Prishtinës.

Gjatë koncertit përshëndetën aktivitetin Rapsodi Qerim Syla nga Dibra dhe Grupi polifonik nga Vlora të ftuar nga bashkëorganizatorët e Panairit "Blej Shqip", Qendra Kombëtare e Panaireve e Republikës së Shqipërisë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përshëndeti qytetarët pjesëmarrës në sheshin Zahir Pajaziti dhe prezantoi e falenderoi grupet artistike.