- 14 Feb 2017
Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se duke filluar nga data 15 shkurt 2017, në zyrat pritëse në katin e parë të drejtorisë, zyrtarët përgjegjës të sektorit të regjistrimit të pronës së paluajtshme dhe sektorit të gjeodezisë do të pranojnë palë/qytetarë për konsultime çdo javë sipas orarit të poshtë shënuar:
- Sektori i Regjistrimit të Pronës së Paluajtshme (RDPP), çdo të martë dhe të enjte nga ora 10:00 deri në ora 12:00
- Sektori i Gjeodezisë, çdo të mërkurë nga ora 10:00 deri në ora 12:00.