Olimpiada e Matematikës

- 15 Feb 2017

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në vazhdën e aktiviteteve të shumta në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të cilësisë në arsim, me datë 10 shkurt 2017, organizoi garën “Olimpiada e Matematikës” në nivel komune.


Në këtë garë morën pjesë 107 nxënës të klasave IX-XII nga të gjitha institucionet edukativo-arsimore publike dhe private.


Në Olimpiadën e Matematikës, secila shkollë u përfaqësua me nxënës që kanë treguar rezultate të larta në nivel shkolle. Ndërsa, nxënësit që do të shënojnë rezultate të mira në nivel komune do të përfaqësojnë Komunën e Prishtinës në nivel vendi më datë 25 shkurt 2017 dhe pastaj në nivel ndërkombëtar prej datës 12-23 korrik 2017, e që këtë vit do të mbahet në Brazil.


Në vitin 2016, nxënësit e Komunës së Prishtinës në Olimpiadën e Matematikës në nivel ndërkombëtar treguan rezultate të larta, garë e organizuar në Hong Kong, duke u shpërblyer me medalje dhe mirënjohje, ndërsa për vitin 2017, i urojmë nxënësit për rezultate dhe suksese më të larta.


Po ashtu, duhet theksuar se kontribut të çmueshëm dhe profesional në procesin e organizimit të Olimpiadës së Matematikës, kanë dhënë mësimdhënësit e lëndës së matematikës, të cilët kanë dorëzuar pyetje nga të cilat më pas, drejtoria ka realizuar përpilimin e testeve.


Gjithë ecuria dhe procesi i testimit është administruar dhe monitoruar nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit dhe mësimdhënësit e matematikës.


Nxënësit të cilët treguan rezultate të suksesshme në nivel komune e që do të vazhdojnë garën në nivel vendi janë:


Nxënësit e klasës së nëntë (IX):
1. Vendi i parë, Dren Neziri nga kolegji ISP
2. Vendi i dytë, Anesa Gashi nga SHFMU “Meto Bajraktari”
3. Vendi i tretë, Bledi Dervishi, nga SHFMU “Dardania”
4. Vendi i katërt Erna Hulaj , nga SHFMU “Xhemail Mustafa”


Nxënësit e klasës së dhjetë(X):
1. Vendi i parë , Duart Nishevci nga gjimnazi “Matematikë”
2. Vendi i dytë, Arianit Preniqi, nga SHML “Xhevdet Doda”
3. Vendi i tretë, Arbesa Kadriu, nga gjimnazi “Matematikë”
4. Vendi i katërt, Kajtaz Xhema, nga gjimnazi “Matematikë”


Nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë(XI):
1. Vendi i parë, Nita Sylejmani nga gjimnazi “Matematikë”
2. Vendi i dytë, Besfort Shala nga SHML “Sami Frashëri”
3. Vendi i tretë, Din Dedaqi nga gjimnazi “Matematikë”
4. Vendi i katërt Albion Krasniqi nga gjimnazi “Hasan Nahi”


Nxënësit e klasës së dymbëdhjetë (XII):
1. Vendi i parë, Shend Zhjeqi nga gjimnazi “Matematikë”
2. Vendi i dytë, Erion Hamiti nga gjimnazi “Matematikë”
3. Vendi i tretë, Alban Elezi nga gjimnazi “Matematikë”
4. Vendi i katërt, Vigan Lladrovci nga SHML “Xhevdet Doda”.