- 01 Dec 2014
Komuna e Prishtinës njofton banorët e saj se gjatë muajit dhjetor do të fillojnë punimet për renovimin e disa prej Qendrave të Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës.
Renovimet do të fillojnë në qendrat:
QKMF (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare) në qendër
QMF 1 – Qendra e Mjekësisë Familjare në Tophane
QMF 5 – Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani
QMF 6 – Qendra e Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit dhe Qendra stomatologjike
Renovimet do të zgjasin nga 1 deri në 2 muaj, ndërsa gjatë kësaj kohe shërbimet për pacientë nëpër këto qendra nuk do të ofrohen me kapacitetin maksimal.
Duke qenë se këto renovime kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët, ju kërkojmë mirëkuptim gjatë kësaj periudhe, deri në përfundimin e renovimeve.