Njoftim nga Drejtoria e Kadastrit

- 01 Mar 2017

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se për shkak të kërkesave të shumta për çertifikata të pronës dhe kopje të planit pranimi i kërkesave në zyret pritëse do të bëhet edhe në zyren pritëse / sportelin numër 6.
 
Pra, tani në funksion për këto shërbime do të kemi 4 zyre pritëse dhe atë sportelet me numër: 6,7,8 dhe 9.
 
Të gjitha çertifikatat e pronës dhe kopjet e planit do të shpërndahen tek qytetarët në po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 15:00.