- 01 Mar 2017
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Nënkryetarin Dardan Sejdiu, vizituan sot Kompaninë Ujësjellësi Rajonal Prishtina si dhe fabrikën e ujit në Shkabaj, e cila do të funksionalizohet së shpejti.
Përfaqësuesit e KUR “Prishtina” informuan drejtuesit e Komunës së Prishtinës lidhur me angazhimin që kanë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarë, për rritjen e inkasimit si dhe detaje të tjera teknike që kanë të bëjnë me funksionimin sa më të mirë të kësaj kompanie.
Sikurse në 8 lagjet e mëdha të Prishtinës, shumë shpejt i gjithë qytetit do të ketë furnizim të pandërprerë më ujë të pijshëm.