Urime 7 Marsi!

- 07 Mar 2017

Në 130 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizituan shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Me këtë rast, Ahmeti dhe Nagavci uruan mësimdhënësit e kësaj shkolle për 7 Marsin, duke iu shprehur mirënjohje për punën që po bëjnë dhe për barrën e madhe që e mbajnë në edukimin e brezave.

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë e përkushtuar për ngritjen e cilësisë në arsim, ashtu që të përgatisim gjenerata të suksesshme, të cilat i tejkalojnë sfidat që na presin si komb. Pa arsimim dhe edukim të mirëfilltë, nuk mund të kemi as zhvillim, as drejtësi, as barazi.