Komuna e Prishtinës me disa aktivitete simbolike sot shënoi Ditën e Pranverës

- 21 Mar 2017

Me këtë rast në Parkun e Qytetit u bë mbjellja e luleve dhe e fidaneve, si dhe u shfaq një program kulturor nga ansambli "Bajram Curri".

Në shkollën "Naim Frashëri" poashtu u mbollën lule nga nxënësit e shkollës, ndërkaq në sheshin "Nënë Tereza" kishte pikturim të të rinjve nga Qendra Rinore, si dhe program nga ansamblet "Prishtina Brass", "Bajram Curri" dhe kitaristët e shkollës së muzikës "Prenk Jakova".