Nesër shënohet dita e dëbimit dhe e vrasjes së banorëve të Sofalisë e Taukbashqes

- 27 Mar 2017

Nesër, më 28 mars do të shënohet dita e dëbimit dhe vrasjes së banorëve të Sofalisë, Taukbashqes dhe lagjeve përrreth, në vitin 1999.

Me këtë rast, sikur edhe dy viteve të kaluara, për ta shënuar këtë ditë banorët do të mblidhen në Taukbashqe tek "Restorani i Princave" dhe do të dhurojnë gjak.

Aktiviteti fillon në ora 12:30 dhe në të do të marrë pjesë edhe Arben Vitia, Drejtor i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale.


Ju ftojmë ta ndiqni aktivitetin!