Ftesë për propozime

- 28 Mar 2017

Projekti Iniciativa për Qëndrueshmëri Ekonomike Rurale (RESI) synon promovimin e konkurrueshmërisë së fermerëve, prodhuesve bujqësor dhe të kompanive të përpunimit të ushqimit, në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës rural, krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave në komunat e synuara.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj ftese për propozime është krijimi i vendeve të reja të punës dhe ruatja e tyre përmes zhvillimit të sektorit agro-ushqimor në zonat rurale të komunës së Prishtinës.Kjo thirrje ka për qëllim përmirësimin/rritjen dhe diversifikimin e prodhimit primar bujqësor, zgjerimin apo krijimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve agro-ushqimore për përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe promovimin e zinxhirit të vlerave bujqësore në komunën e Prishtinës. Sasia e përgjithshme e indikuar që do të jetë në dispozicion në ftesën për propozime është 500,000.00 EURO. Udhëzimet e plota për aplikuesit dhe për dokumentet tjera të nevojshme do të jenë në dispozicion në internet prej 4 Prill 2017 në ueb-faqen e projektit: www.resi-ks.org.

Afati i fundit për dorëzim të propozimeve është 3 Maj 2017, 16h00. Propozimet duhet të dorëzohen permes postës së regjistruar apo direkt në Drejtoritë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Novobërdës.

Për këtë arsye, CARE/Projekti RESI ftonë të gjithë pjesëmarrësit e ligjshëm që janë të përfshirë në zhvillimin bujqësor dhe zhvillimin rural në komunën e Prishtinës më sipër që të marrin pjesë në sesionet informative për ftesën për propozime.