Vihet gurthemeli i sallës së edukatës fizike në Barilevë

- 29 Mar 2017

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Hysen Durmishin dhe Drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavcin, sot ishin prezent në vënien e gurthemelit të sallës së edukatës fizike në shkollën “Ali Kelmendi” në Barilevë.
Ky projekt do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës 177,000 euro, dhe pritet të përfundohet për 100 ditë pune sipas planit dinamik.