Përfaqësuesi Special i SP të OKB-së viziton Komunën e Prishtinës

- 30 Mar 2017

Përfaqësuesi Special i SP të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin​, me bashkëpunëtorë, vizitoi Komunën e Prishtinës. Ai u prit në takim nga Kryetari, Shpend Ahmeti, Nënkryetari, Dardan Sejdiu, si dhe Drejtori i Administratës, Muhedin Nushi.

Kryetari Ahmeti e njoftoi përfaqësuesin special me gjendjen në Komunën e Prishtinës, si ka qenë në marrje të mandatit dhe të arriturat e deritanishme në përmirësim të gjendjes. Në këtë kontekst, Ahmeti i tregoi mysafirit për reformat në adminstratë e financa, sidomos tek tatimi në pronë, investimet në institucione parashkollore e shkollore, reformën në shëndetësi dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarë, transparencën radikale, ndaljen e të gjitha ndërtimeve pa leje etj.

Nga ana e tij z.Tanin shprehi kënaqësinë e tij me të arriturat në Komunën e Prishtinës, si dhe ofroi bashkëpunim në projekte të cilat zyra e OKB-së këtu do të mund të ndihmonte.