Njoftim - Mbledhja e parë e Kuvendit Komunal

- 30 Mar 2017

Nesër më 31.03.2017, në orën 10:00 ,do të mbahet mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, me këtë rend dite:
 
 
RENDI I DITËS :
 
 
1. Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së shtatë, tetë dhe nëntë  të  Kuvendit të Komunës së Prishtinës (2016);
2. Propozimvendimi për miratimin e planit për vendosjen e qoshqeve në komunën e Prishtinës;
3. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër për qoshqet, me lokacione sipas planit për vendosjen e tyre;
4. Shqyrtimi i raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015;
5. Shqyrtimi i raportit vjetor buxhetor për vitin 2016;
6. Caktimi i një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve në NPL “Hortikultura” SHA,  NPK “Trafiku Urban” SHA Prishtinë dhe në KRM ‘’Pastrimi’’;
7. Propozimvendimi për miratimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2017;
8. Vendimi për këmbimin  e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personave fizikë;
9.  Pyetje dhe përgjigje;
10.Të ndryshme.